http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas marrëveshjes me bankën europiane për zhvillim ne Tirane pritet te nise zbatimi i dy projekteve qe do te përmirësojnë furnizimin me ujë. Ne Boville do te instalohet sistemi filtrues për te rritur cilësinë e ujit si dhe do te ndërtohet linja e re qe do te zgjidhe problemin e zonës se Astirit.
?Do të vazhdojmë me këtë ritëm me investimet e ujësjellësit dhe sigurisht, dy investimet madhore të 6-mujorit të dytë do të jenë dyfishimi i kapacitetit filtrues të Bovillës me kredinë e BERZH-it, si dhe linja direkte nga Bovilla deri te Astiri.
Ndërsa ne njësinë numër 7, zona me arkëtimet me te larta te ujësjellësit ne Tirane, është rinovuar rrjeti i amortizuar.
?E gjithë zona e Njësisë 7 ka rreth 28 mijë banorë, të cilët përfitojnë nga ky rrjet i ri ujësjellësi. Është një nga njësitë model dhe më shembullore me mbi 95% në pagesat e ujit, do të thotë që do të marrin mbi 95% të investimeve të zonës. Besoj se shpërblimi me punë i atyre që janë të rregullt ne pagimin e këtij malli të çmuar, si uji, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është fabula e bashkisë sonë?.
Drejtori i ujësjellësit u shpreh se investimet ne rrjet do te vijojnë edhe ne zona te tjera te Tiranës për te përmirësuar furnizimin dhe reduktuar humbjet.