TIRANË- U dorëhoqën nga sistemi i drejtësisë duke shmangur vetting-un dhe mbetur jashtë sistemit pa statusin e magjistratit për 15 vite, te ish gjyqtarët e lartë kërkojnë të mbeten gjyqtarë. Report Tv ka siguruar objekt padinë ku ish gjyqtarja Arjana Fullani, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muksaj kërkojnë nga kolegji apelimit të mos i lër jashtë sistemit për 15 vite.
Sipas ligjit të vetting kush shkarkohet apo largohet me vullnet nga detyra me dorëheqje duke përfituar pagesën kalimtare dhe duke mos ju nënshtruar vetting mbetet jashtë sistemit për 15 vite.Por këto padi tashmë depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit tregojnë se ish gjyqtarët kanë ndërruar mëndje ose nuk e kanë llogaritur edhe këtë pasojë.