A1 Report - Raporti vjetor, Fullani: Borxhi i larte problemi kryesor i ekonomise

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Niveli i borxhit të lartë publik që kulmoi në vitin 2013, vazhdon të japë impaktet negative duke frenuar rritjen ekonomike të vendit edhe gjatë këtij viti. Për Bankën e Shqipërisë, zvogëlimi i nivelit të borxhit publik nga ana e qeverisë, do të thoshte një stabilitet të qëndrueshëm. Guvernatori i BSh-së, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të Raportit vjetor për vitin 2013, tha se ekonomia e vendit njohu gjatë atij viti ngadalësimin më të madh që kulmoi pas zgjedhjeve elektorale.

"Zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara gjatë vitit, rritin pasigurinë tek agjentët ekonomikë. Ekspansioni fiskal i vitit të kaluar, i rriti më tej borxhin publik dhe brishtësine e financave publike. Sjellja fiskale gjatë vitit 2013 rezultoi në një deficcit buxhetor prej 65.4 miliardë lekësh, nivel ky 42% më i lartë se ai i një viti më parë." tha Fullani.
Fenomen dominues në ekonomi për vitin 2013, sipas Fullanit, ishte ulja e kreditimit që ngadalësoi edhe biznesin në aktivitetin e tij.

"Kredia për sektorin privat filloi të tkurret gjatë gjysmës së dytë të vitit dhe në fund të tij. Portofoli i kredisë ishte 1.4% më i ulët se një vit më parë. Rritja e ngadaltë ekonomike krijoi gjithashtu vështirësi për gjendjen financiare të bizneseve dhe ndikoi në përkeqësimin e kredive me probleme." u shpreh Fullani
Fullani u bëri apel edhe politikanëve që të bëjnë më shumë për rritjen e investimeve të huaja në vend, si shtysë për rritjen ekonomike.

"Ekuilibri i sektorit të huaj mbetet akoma i brishtë. Ripërsëris mesazhin tonë për marrjen e masave për rritje të konkurueshmërisë së prodhimeve shqiptare dhe njëkohësisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja." tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form