http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Mediave Audiovizive, ende nuk ka nje date se kur përfundon procesi i dixhitalizimit, i cili duhej te ishte mbyllur ne qershorin e vitit te kaluar. Gjate prezantimit te punës qe AMA ka bere ne vitin 2015, kryetari Gentian Sala, ka deklaruar se i vetmi afat kohor qe ai mund te deklaroje per këtë proces është fillimi. Sipas Sales, dixhitalizimi pritet te nise ne prill nga Televizioni Publik. Ndërsa ne lidhje me licencimin e rrjeteve numerike nëpërmjet procedurës se Beaty Contest, kryetari i AMA-s Sala, ka sqaruar se ende nuk ka nje date se kur do te rihapet pas dështimit te ndarjes se frekuencave pak jave me pare.