Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjimi i komunikimeve elektronike vazhdon të konsiderohet nga akuza si një nga mjetet me efikase për kërkimin e provës për të lufuar krimin e organizuar. Përgjatë vitit që kaloi janë në sajë të kesaj teknike janë arrestuar ne flagrancë 509 persona, ndërsa në total numri i të përgjuarve është rreth 4000, ndërkohë që ishin 2283 vendime për lejimin e përgjimit.
Gjatë vitit 2016, rreth 4000 persona janë përgjuar me kërkesë të Prokurorisë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale si trafiqe të paligjshme, akte terroriste apo edhe korrupsion.
Shifra bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme, cila në raportin vjetor të saj e konsideron përgjimin e komunikimeve elektronike në hetimet paraprake si mjet për kërkimin e provës për të luftuar krimin dhe për të parandaluar rreziqe që i kanosen sigurisë kombëtare.
Organi i akuzës bën me dije se në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin në kushtet e flagrancës të 509 personave të dyshuar për terrorizëm, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e vepra të tjera, duke parandaluar kështu pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë kombëtare.
Në disa raste të tjera mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-vjetor-i-prokurorise-4000-te-pergjuar-509-te-arrestuar-ne-flagrance/