#rtvora
Më shumë se gjysma e bizneseve që janë kontrolluar në vend kanë rezultuar me shkelje. Ministrja Anila Denaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin antiinformalitet që duket se ka nisur të japë rezultatet e para në mbledhjen e të ardhurave që janë rritur me 4.7%.Ministrja deklaroi se tashmë në fokus do të jenë kontrollet për sigurinë dhe deklarimin e punonjësve.
Dy muaj pas aksionit antiinformalitet gjysma e bizneseve të kontrolluara ka rezultuar me shkelje. Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar se për të parandaluar abuzimet parashikohet të bëhet një përshkallëzim i masave për të penalizuar abuzuesit të cilat do të jenë gati në 15 shtator. Ndërkohë që kanë nisur të ndjehen efektet e para duke rritur të ardhurat me 4.7% vetëm gjatë muajit gusht ose 1.6 mld më shumë
Denaj: Të dhënat e Planeve Operacionale do t?ju prezantohen në detaje nga Drejtorët e Përgjithshëm. Më lejoni të evidentoj dy rezultate të përgjithshme. Së pari, gjatë kontrolleve në terren ka rezultuar se 40-47% e subjekteve që janë inspektuar janë konstatuar me shkelje. Mendojmë se tendenca e identifikimit të shkeljeve është pozitive, por jo e mjaftueshme. Gjithashtu, masat administrative dhe ato penalizuese nuk realizojnë synimin parandalues, ndaj jemi duke punuar për të finalizuar ndryshimet në paketën ligjore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/denaj-rreth-47-e-subjekteve-te-kontrolluara-nuk-zbatojne-ligjet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz