#rtvora
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për RTV Ora tha se Samiti i Berlinit dështoi, pasi nuk ka pasur koordinim me SHBA.
Ai tha se në samitin e Brdo Brjiunit të zhvilluar në Tiranë është folur për Kosovën, ku Thaçi ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa taksa ka qenë një vendim legjitim.
Hashim Thaçi: Njohja nga ana e Serbisë për Kosovën i jep gjallëri, dinamikë dhe frymë evropiane Serbisë dhe i hap perspektive për të ardhmen. Lirohet nga një barrë e padrejtë dhe nga një mit i rrejshëm. Deklarime për marketing dhe populizëm do të kemi edhe në ditët e ardhshme, por ende shpresoj se ky vit do të jetë viti i marrëveshjes përfundimtare.
Angazhimi i Gjermanisë dhe Francës është mesazhi më i mirë, që është një interesim i rritur i vendeve kryesore të BE. Mbetet që këto vende të kenë mbështetjen edhe të vendeve të tjera të BE që të funksionojë si një familje, në një proces të udhëhequr nga Mogherini. Është konstatuar edhe në Berlin se BE ende nuk e ka dinamikën e duhur për mundësinë e imponimit të një zgjidhje, por gjithashtu është treguar edhe i dobët dhe jo unik.
E theksoj që duhet të ndodhë korrigjimi dhe padrejtësitë historike, që Presheve, Medvegja dhe Bujanovac ti bashkëngjitet territorit të Kosovës, në një proces që do ti përshpejtohet e ardhmja evropiane Serbisë. Ndërsa në procesin që është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të BE, mund të them se çdo herë ajo që na ka dhënë shpresë dhe besim për vendimmarrje ka qenë informimi, transparenca dhe mbështetja e plotë për këtë proces. Unë kam qenë i tmerruar kur u informova se për Samitin e Berlinit nuk ka pasur informim dhe komunikim me SHBA. Aty ku nuk janë SHBA nuk ka sukses, nuk ka progres, nuk ka siguri as për dialog, as për negociata dhe pas për ndonjë implementim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-thaci-rtv-ora-samiti-i-berlinit-deshtoi-nuk-pati-koordinim-me-shba
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz