#rtvora
Samiti i Berlinit ka nxitur polemika mes aktorëve politik në Shqipëri. Pas takimit me kancelaren Merkel, kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter, u shpreh se mesazhi ishte I qartë: ?Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim?.
Duke iu përgjigjur mediave që shkruan për dështim të Shqipërisë dhe dialogut Serbi-Kosovë në Berlin, Rama shkruan se ?Shqipëria s'do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush?.
Gjatë së martës Rama ka vijuar takimet me përfaqësues të Bundestagut në Berlin, ndër to, me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.
Por nga Tirana përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar për dështim. Zëvendës kryetari I LSI Petrit Vasili, shprehet se Shqipëria e humbi sërish trenin për në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-merr-mbeshtetjen-e-socialdemokrateve-gjermane-negociatat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz