Ora News – Sipërmarrësit nuk zbatojnë ende ligjet dhe kodin e punës

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për sigurinë në punë vijon të mbetet nëpër letrat apo tryezat e institucioneve dhe nuk po gjen zbatim në treg nga sipërmarrësit apo bizneset. Në treyzën e Dhomës Amerikane të Tregtisë për këtë çështje, zv/ministrja e Mireqenies Sociale përsërit kërkesën për zbatim, por biznesi replikoi duke thënë se implementimi i ligjit has në probleme.
Ende bizneset dhe sipërmarrjet e mëdha nuk po e zbatojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Pavarësisht risive që solli kodi i ri i punës, mbrojten e të punësuarve nga aksidentet në punës, zëvendës ministrja e Mireqeniës Sociale Vjollca Braho kërkon një zbatim më korrekt të ligjit nga punëmarrësit.
Braho: Nuk është e rëndësishme të kemi vetëm një ligj mjaft të mirë sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë, por më e rëndësishem është që ky ligj të njihet dhe të zbatohet si nga ana e punëdhënësve ashtu edhe nga ana e punëmarrësve. Duhet të kuptohet dhe të zbatohet me rregull nga të gjitha bizneset.
Në tryezën e ngritur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për elementet themelorë të sigurisë dhe shëndetit në punë, biznesi ngriti disa shqetësime lidhur me implementimin e ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sipermarresit-nuk-zbatojne-ende-ligjet-dhe-kodin-e-punes/

Share This Video


Download

  
Report form