#rtvora
Gjykata e Fierit pritet të japë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për konfliktin në Levan, i cili më pas degradoi edhe në plagosje me armë brenda ambienteve të spitalit të Fierit. Gjyqtar i çështjes është Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.
Para gjykatës do të dalin vëllezërit nga Levani Daniel dhe Gazment Braçe, 21 dhe 32 vjeç. Në video shikoni momentin e mbërritjes së tyre në gjykatë, të shoqëruar nga efektivë të policisë.
Daniel Braçe, është i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Aleksandër Zhapaj.
Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës punonjësin e rendit publik.
Para Gjykatës do të dalin edhe Aldi Zhapaj 22 vjeç banues në Ferras dhe Emiglent Kararaj 32 vjeç banues në Vlorë, të cilët akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Ndërkohë për Aleksandër Zhapaj 51 vjeç banues në Ferras, masa e sigurisë do të jepet në mungesë pasi ka dërguar një shkresë ku deklaron se nuk është në gjendje shendetësore për tu paraqitur në gjykatë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plagosja-me-arme-ne-spital-vellezerit-brace-ne-gjykate-masen-e-sigurise
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz