Ora News - Shpërthimi në servis, Gentian Hoxha do të njihet me masën e sigurisë në spital

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masa e sigurisë për Gentian Hoxhën, i cili u plagos nga një shpërthim në një dyqan celularësh do të jepet në ambientet e spitalit.

Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët do ti komunikojnë masën e sigurisë Hoxhës.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për 34-vjeçarin, i cili akuzohet për ?Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake?.

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthimi-ne-servis-gentian-hoxha-do-te-njihet-me-masen-e-sigurise-ne-spital

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS