Përmet, Henri Çili, biznesmeni Fishta dhe 28 të tjerët sot para gjykatës për masën e sigurisë

Report TV 2020-03-01

Views 0

TIRANE- Sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit ?Mezhgorani? mes të cilëve është edhe botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, por edhe emra të tjerë.

Operacioni i nisur në shtator të vitit të kaluar për ?Falsifikim të kartëmonedhave? çoi në pranga shumë persona për disa akuza, por mbi të gjitha zbuloi tentativën e Henri Çilit për të ndikuar te Gjykata e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetësisht që të gjykoheshin në 50 dosjet e para, në stokun e 35 mijë çështjeve që presin dhe lirimin e tyre.

Dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë janë; për lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Alikos për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat dhe Feti Yzeiraj për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në '68-ën.

Të dy këta të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe relator kanë Ardian Dvoranin, si të vetmin gjyqtar të mbetur, e që aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sot u arrestuan administratori i pronave të Henri Çilit, Betim Shkupi i cili së bashku me Aristidh Çolin e çuan në 30 numrin e të prangosurve (Lexo ketu 28 personat qe u arrestuan dje).

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS