#rtvora
Është arrestuar nga policia ish-drejtori i Agjencisë së Shërbimit e Mirëmbajtjes në Bashkinë e Gjirokastrës Armand Mamani. Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi nga zyrat e bashkisë i ka dhenë energji elektrike dy të afërmeve të tij për llogari të aktivitetit tregtar që ushtronin.
Një ish-drejtor i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Bashkinë e Gjirokastrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Armand Mamani është arrestuar bashkë me shtetasen L.B., 40 vjeçe, e afërme e tij. Mamani i kishte dhënë energji 40 vjeçares nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale ?Vjedhje e energjisë elektrike?.
Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e Mamanit në Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetasia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të Gjirkoastër, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme. Mamani ka qenë drejtor i agjencisë së shërbimit dhe mirëmbajtjes në bashkinë Gjirokastër të drejtuar nga Zamira Rami. Më parë ai ka qenë edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohet-ish-drejtori-i-mirembajtjes-ne-gjirokaster
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz