Terroristi rus Rasul Miklaev: Mos më ekstradoni - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rasul Miklaev i akuzuar si pjesëmarrës i radhëve të ISIS në konfliktin sirian kërkoi nga gjykata e Durrësit që të mos lejojë ekstradimin e tij në Rusi.34 vjecari deklaroi në seancën e zhvilluar të enjten ne gjykatën e qytetit bregdetar, se në Rusi i rrezikohet jeta. Ai deklaroi se nuk është terrorist, por në Siri është marrë me aktivitet humanitar.Miklaev i cili hyri ne Shqipëri si refugjat dhe u strehua ne qendrën e mbyllur ne Karrec të Vorës, kërkoi që të mbrohej nga një avokat i caktuar kryesisht, pasi nuk ka burime financiare për të pajtuar vetë një mbrojtës ligjor.Seanca u shty pasi ne sallën e gjyqit mungoi prokurori ndërsa vendimi për ekstradimin e tij pritet të jepet më 10 shtator.Rusi Miklaev u mbajt ne Shqipëri nen vëzhgim për më shume se 3 muaj nga agjencitë e antiterrorit.Ne qendrën e mbyllur të refugjatëve ai shtirej si memec ndërsa informacionet dhe verifikimet  me agjencitë partnere inteligjente çuan ne identifikimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form