http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shoqëruar nga dy kandidatet për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi dhe Keti Bazhdari, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, u bëri thirrje të gjithë votuesve shqiptarë që të mos e shesin votën e tyre në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Duke iu referuar sërish çështjes së kandidatëve me precedentë kriminalë, ambasadori tha se e kaluara duhet parë me kujdes. Në fund të fjalës së tij duke u ndalur tek kandidatët diplomatet amerikane tha se Shqipëria do të përfitojë me shume nëse ka gra në politikë.