#rtvora
Një vajzë e vogël e cila ishte larguar nga banesa është gjetur nga një punonjës i Policisë Rrugore. Ndërsa kryente shërbimin në aksin Zogu i Zi në Laprakë, polici ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve, duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e Rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.
Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kishte-humbur-ne-tirane-polici-i-rrugores-bashkon-vogelushen-me-prinderit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz