Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola deklaroi se në javën që fillon do të ketë kontroll të intensifikuar të mjeteve dhe sensibilizim në kuadër të ?Ditës së Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore? .
Ai u shpreh plani i masave, ka bërë që të ketë një numër më të ulët të aksidenteve, referuar 2016, por edhe 40 viktima më pak se në 2016.
?Ne kemi menduar sot të fillojmë një javë të intensifikuar kontrollesh për të rritur sensibilizimin për të pasur sa më pak viktima. Në 2017, ka pasur kontrolleve ka bërë që të kemi një numër më të ulët të aksidenteve, referuar 2016, por edhe 40 viktima më pak se në 2016.
Shpresojmë dhe do të punojmë më fortë se 2017 do të mbyllet me një rezultate më të mira. Java do të fokusohet te kontrollet, por do të ketë edhe nga një aktivitet në shkolla. Përveç ndëshkimit, policia do të luajë edhe rolin e edukimit të drejtpërdrejtë.
Para kemi festat e fundvitit dhe shumica e emigrantëve kthehen në Shqipëri dhe trafiku rëndohet, do të ketë kontrolle. Policia rrugore ka një flotë mjetesh të lëvizshme dhe 20 radarë që do të zhvendosen në akset me trafik. Masat e policisë kanë qenë 100 mijë më pak? deklaroi ai.
Tola foli edhe për ndryshimet për rritjen e ndëshkimit për aksidentet rrugore me vdekje. ?Policia Rrugore ka qenë nismëtaree projektligjit. Duhet të kalojmë në një fazë tjetër të Kodit Rrugor. Përdorimi i celularit është një problem, ne nuk mund ta ulim me një masë administrative. Po ashtu edhe ?vrasja rrugore?, është i domosdoshëm ndryshimi? tha ai.
Drejtori i Policisë Rrugore komentoi edhe heqjen e palmave dhe zëvendësimin e tyre në autostradë duke thënë se pemët nuk janë burim aksidentesh.
?Ka një vendim të Këshillit Bashkik, që kërkon që palmat e dëmtuara të zëvendësohen me pemë të tjera. Në analizën e policisë rrugore, nuk është evidentuar që aksidentet vijnë nga përplasja e drejtuesve me pemët. Nuk ka asnjë problem. Ka nevojë për elementët mbrojtës, që janë, unë nuk shoh ndonjë shqetësim? tha ai.