Masat te urbanët, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake: Në 10 ditët e para s' ka gjoba

Report TV 2020-07-10

Views 1

Funksionimi dhe zbatimi i rregullave anti-COVID në transportin urban në Tiranë do të monitorohet nga policia bashkiake. Por si do të bëhet kjo? Gentian Vocaj, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake tregoi për Report Tv se kontrolli ka nisur që sot në mëngjes, por në 10 ditët e para nuk do të ketë gjoba, vetëm sensibilizim, në të kundërt më pas do të veprohet me masat administrative. "Sot është dita e parë e funksionimit të transportit.

Si ditë e parë nuk do të jetë e zakonshme, për arsye të urdhrit, ku Veliaj miratoi protokollin e sigurisë. Në bazë të tij, të gjithë qytetarët që kur rrinë në stacion duhet të jenë të pajisur me maskë, edhe operatorët vetë, shoferë, faturino dhe kontrollor, por edhe disa masa të tjera. Policia bashkiak filloi kontrollin që në mëngjes. Janë konstatuar që pjesa më e madhe e qytetarëve dhe operatorëve janë në dijeni të këtyre masave dhe po i zbatojnë, por policia bashkiake gjatë kësaj ditë dhe në vazhdim thjeshtë do të kërkojnë sensibilizimin e qytetarëve, por nëse do të kemi probleme me moszbatimin do të kalojmë në masa administrative, si për operatorët dhe qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS