Vëzhgimi i Report TV në Tiranë, Policia Bashkiake dhe Rrugore 5 mijë gjoba në tre javë për parkimet

Report TV 2020-05-27

Views 5

Për rreth 3 muaj drejtuesit e automjeteve janë toleruar duke mos u gjobitur në rast të parkimeve të ndaluara apo edhe shkeljeve të tjera. Por pas lehtësimit të masave kufizuese, Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore kanë nisur patrullimet dhe sipas burimeve të Report TV në 3 javë në kryeqytet janë vendosur 5 mijë masa administrative.

Gazetari i Report TV, Merin Maçi raporton se gjobat janë vendosur kryesisht për parkime në vende të gabuara apo edhe parkim dysh, duke shkaktuar trafik në qarkullimin e automjeteve.

Në vëzhgimin e bërë nga Report TV në disa akse kryesore të Tiranës janë konstatuar shkelje nga ana e drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë parkuar në korsitë e biçikletave apo në zona të tjera të dedikuara.

Tashmë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe duhet ti rikthehen zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sa i takon akseve më problematike janë ato në zonën e ish-bllokut, në "Myslim Shyri" apo rrugë të tjera më qarkullim të lartë makinash.

Share This Video


Download

  
Report form