Mbi 800 qytetarëve u janë përdorur identitetet në skemën mashtruese me kreditë " /> Mbi 800 qytetarëve u janë përdorur identitetet në skemën mashtruese me kreditë "/>

RTV Ora - Zbulohet skema e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin "Besa"

Ora News Lajme 2019-08-22

Views 2

#rtvora
Mbi 800 qytetarëve u janë përdorur identitetet në skemën mashtruese me kreditë fiktive, për të cilën u arrestuan 7 punonjës të fondacionit "Besa". Nga hetimet e nisura një vit më parë ka rezultuar se në krye të skemës ishte drejtoresha e filialit tek Pazari i Ri, Albana Imami ndërsa këta persona kanë përfituar mbi 2 miliardë lekë. Hetuesit dyshojnë se Imami merrte para me fajde për të mbuluar skemën mashtruese, shifër kjo e përllogaritur në 1 milionë euro.

Emrat e më shumë se 800 qytetarëve rezultojnë të jenë përdorur në skemën mashtruese me kreditë fiktive, që çoi në prangosjen e drejtores së një dege dhe 6 punonjësve të fondacionit "Besa" në Tiranë.

Në krye të skemës ishte drejtoresha e filialit tek Pazari i Ri, Albana Imami.

Grupi hetimor ka zbuluar që këta persona kanë marrë mbi 2 miliardë lekë një pjesë e të cilave janë përvetësuar nga drejtoresha Albana Imami, ndërsa shuma monetare kanë përfituar edhe sekserët dhe oficerët e kredive.

Skema ishte krijuar prej 1 viti, ndërsa mungesa e parave është konstatuar 6 muajt e fundit në buxhetin e fondacionit.

Sipas burimeve, mësohet se Imami merrte edhe para me fajde duke mbuluar kështu skemën mashtruese. Pas zbulimit të rastit verifikime janë kryer edhe në degët e tjera të fondit "Besa", për të zbuluar shtrirjen e skemës mashtruese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohet-skema-e-mashtrimit-me-kredite-fiktive-ne-fondacionin-besa

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form