Zbulohet skema tjetër e mashtrimit të Klevis Rreshkës, i arrestuar për mashtrim me vizat kanadeze.
Policia ka marrë denoncime nga disa qytetarë të huaj se një institut që drejtohej nga Rreshka, iu ka marrë atyre nga 400 euro, për trajnime të ndryshme që nuk janë kryer.
Rreshka iu ka premtuar aplikantëve se paratë do të rimbursoheshin, por kjo nuk ka ndodhur.
Tashmë kjo skemë mashtrimi pritet ti bashkohet dosjes së mashtrimit me vizat kanadeze. Bashkë me të, akuzohen edhe Luli e Adeila Makashi, nënë e bijë.
Një skemë tjetër mashtrimi e ngritur nga Klevis Rreshka, është zbuluar nga policia e Shtetit, pak ditë pas arrestimit të tij si dhe grave nënë e bijë Luli e Adeila Makashi.
Këto të fundit u depërtuan nga Toronto në Kanada, pas refuzimit të qëndrimit në këtë vend, për shkak të informacioneve të mbërritura atje nga policia italiane dhe ajo shqiptare mbi përfshirjen e tyre në skemat e mashtrimit me pasoja të rënda.
Burime të policisë së Shtetit thanë se Klevis Rreshka, është denoncuar për një skemë mashtrimi me trajnime të të huajve në vendin tonë.
Madje ai mësohet se kishte krijuar një Insitut për trajnimin e lidervë të rinj, trajnimin e politikanëve të rinj, ekonomistëve dhe diplomatëve. Nëpërmjet këtij institute, Rreshka kishte mundur të merrte aplikime dhe kërkesa nga individë të ndryshëm nga brenda e jashtë vendit.
Shumica e kërkuesve dhe aplikantëve mësohet se kanë qenë nga vende të ndryshme të Afrikës, por nuk kanë munguar as nga vendet e BE-së.
Personat ftoheshin të aplikonin për një seri trajnimesh një apo disa javore në vendin tonë, për një nga temat që shtroheshin sipas një formulari të posaçëm.
Për të gjithë periudhën e trajnimit, parashikohej një pagesë prej 400 eurosh që duhej për akomodimin dhe pagesën e trajnuesve.
Pagesat për viza apo për udhëtimin duhej të bëheshin nga vetë aplikantët. Por pas mbërritjes në Shqipëri, personat dërgoheshin për trajnim në hotele me pagesa minimale me nga 2 mijë lekë nata.
Disa ditë pas përfundimit trajnimit, kur personat ishin larguar nga vendi iu premtohej rimbursimi i pagesave. Por kjo nuk ndodhte.
Ndërkohë, vetë Rreshkaj ka mohuar akuzat.