#rtvora
Policia e Rinasit ka zbuluar një skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit duke vënë në pranga shtetas turq dhe shqiptarë të përfshirë. Shtetasit turq me anë të pasaportave të falsifikuara, të mbështetur nga shqiptarët tentonin të kalonin drejt vendeve të BE-së, nëpërmjet ndryshimit të linjave të avionëve.
Agjentët e policisë së komisariatit Rinas kanë zbuluar një skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit duke vënë në pranga shtetas turq dhe shqiptarë të përfshirë.
Në pranga kanë rënë 4 shtetas turq, të cilët me anë të pasaportave të falsifikuara tentonin të kalonin në vendet e BE-së.
Ata mbërrinin në aeroport të pajisur me dy bileta të prera dhe dy pasaporta, një origjinale dhe tjetrën të falsifikuar.
Me pasaportën e origjinale kalonin sportelet e Check-init dhe pozicionoheshin në vendin e pritjes së udhëtarëve, ndërsa më pas ndryshonin destinacionet duke dalë në linjat evropiane, por këtë herë duke vënë në lojë pasaportën e falsifikuar.
Një prej këtyre rasteve është ky i ri (në foto), i cili është ndaluar në Rinas, pasi ka tentuar të largohet me pasaportën e falsifikuar.
Gjatë kontrolleve atij i është gjetur pasaporta origjinale turke për të cilën ka kaluar një kontroll, dhe pasaporta e falsifikuar franceze me të cilën ka tentuar të kalojë drejt vendeve të BE-së.
Brenda një jave janë konstatuar 10 tentativa për kalim kufiri drejt BE-së me dokumente të falsifikuara.
Sipas referimeve të bëra në prokurorinë e Tiranës rezulton se kryesisht shtetas turq, të cilët vijnë nga Kosova me pasaporta të rregullta turke përdorin Rinasin si tranzit, por me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-së.
Sipas hetuesve ka pasur edhe raste të arrestimeve në flagrancë me viza kanadeze të falsifikuara si dhe pasaporta rumune e franceze false.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/falsifikimi-i-pasaportave-zbulohet-skema-ne-aeroportin-e-rinasit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz