#rtvora
Paralajmërimi i ministrisë së Brendshme se pas tetorit, Kartat e skaduara të Identitetit nuk do të përdoren më për të përfituar shërbimet, ka shtuar fluksin e qytetarëve që aplikojnë për rinovim.
Për pasojë, qytetarët në Laç thonë se janë përballur me radhë dhe vonesa.
Për të shmangur radhët dhe përballuar fluksin e aplikimeve që pritet të vijë në rritje me afrimin e tetorit, në të gjithë vendin po hapen zyra të reja aplikimi.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, nga Laçi theksoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe të shtunave deri në përfundimin e fluksit.
Kurbini është një prej bashkive ku ambientet nuk i përgjigjeshin nevojës, ndaj atje është hapur një zyrë e re.
Të prodhuara për herë të parë 10 vjet më parë, këtë verë skadojnë rreth 1.5 milion dokumente identifikimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lac-ne-radhe-rinovimin-e-kartave-te-identitetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz