Ora News- Kampingu i LRI për të 9-in vit me radhë, morën pjesë 1500 të rinj

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1500 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, për pesë ditë me radhë u angazhuan në Kampingun e LRI, një aktivitet ku nuk munguan personalitete të huaja, politikanë dhe figura të jetës publike në vend.
Në këtë aktivitet të kthyer prej 9 vitesh në traditë, u ndanë me të rinjtë mendime në lidhje me tema të ndryshme, si çështje që kanë të bëjnë me globalizmin, sfidat dhe aspiratat ekonomike të Shqipërisë, fuqizimi social dhe ekonomik i familjeve të thjeshta, fuqizimi dhe rritja e përfaqësimit në politikë të të rinjve, siguria kombëtare, integrimi evropian i Shqipërisë, politika e jashtme e vendit dhe rëndësia në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë.
Në këto aktivitete, përveç Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta, morën pjesë personalitete të huaja të jetës publike, duke filluar nga Prof. Dr. Friedbert Pflüger, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në ?Kings College? të Londrës), ish-Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe ish-Sekretar i Shtetit.
Me të rinjtë bashkëbiseduan edhe Drejtori i ?Friedrich-Ebert-Stiftung? në Shqipëri, z. Frank Hantke, Zv. Presidenti i Internacionales së të Rinjve Socialistë, z. Alessandro Pirisi, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë z. Adnan Dibrani, deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres e z. Ivan Gonçalves, delegacione me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia dhe rajoni i Ballkanit, etj, me të cilët u diskutua në lidhje me rëndësinë e veçantë të shkëmbimit dhe të forcimit të marrëdhënieve të të rinjve të LRI me politikanët e rinj të vendeve të BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kampingu-i-lri-per-te-9-in-vit-me-radhe-moren-pjese-1500-te-rinj/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS