#rtvora
Vendimet e gjykatave nuk po mbështesin aksionin antiinformalitet të nisur që prej korrikut. Ministrja Anila Denaj e ngriti këtë shqetësim gjatë inspektimeve që realizoi së bashku me drejtoren e tatimeve në Tiranë. Sipas Denajt disa gjykatës kanë hequr shiritin e vendosur nga tatimorët jashtë rregullave.
Ministrja e Financave kritikoi gjykatësit të cilët kanë hequr shiritat e bllokimeve në biznese. Gjatë një inspektimi në kryeqytet Anila Denaj theksoi këto vendime duhet të rishikohen dhe gjykatësit të kontrollohen pasi kjo po shton kostot operacionale të administratës tatimore.
Denaj: Me një vendim gjykate, gjykatësi vendos brenda një kohe shumë të shkurtër që administrata tatimore, megjithëse ka konstatime të shkeljes së ligjit, gjykatësi vendos për jo. KJo nuk është e drejtë. Ne shpresojmë që një ditë këto vendime gjykate të rishikohen, ata gjykatës të kontrollohen. Ne do të vazhdojmë punën.
Edhe pse nuk dha detaje Denaj ripërsëriti faktin që në fillim të shtatorit do të prezantohet paketa e re e penaliteteve për bizneset që kapen me shkelje.
Denaj: Të evidentojë paligjshmërinë dhe ta dënojë atë pa qenë nevoja për gjimnastika, apo akrobacira nëpërmjet gjykatësve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykatat-rrzojne-tatimet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz