#rtvora
Në kuadër të luftës kundër informalitetit administrata tatimore do të nisë kontrolle në rang vendi në bar-restorante. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro deklaroi se janë rreth 14 mijë tatimpagues që do të skanohen dhe do të ndërgjegjësohen në lidhje me zbatimin e detyrimeve tatimore.
Në të gjithë vendin që prej së mërkurës do të nisin kontrolle në të gjitha subjektet që operojnë si bar-restorante. Nisma vjen pas konstatimit se ky sektor shihet më me risk sa i përket mosdeklarimit të faturave të shitjes.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro u shpreh se janë rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori që do të skanohen
Duro: Është përzgjedhur sipas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk me përmbushje formalizimi i të cilit lidhet ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia dhe shërbimet. 14 mijë tatim pagues të këtij sektori do të asistohen nga drejtoria e tatimeve që të përmbushin detyrimet e tyre tatimore.
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve theksoi se nuk kanë si qëllim që të gjobisin subjektet por ti ndërgjegjësojnë ato.
Duro: Tatimpaguesit e këtij sektori të përzgjedhur në këtë fushatë shtrihen në mbarë vendin. Ata do të vihen në dijeni në mënyrë të personalizuar mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, të përzgjedhur nga moduli i riskut, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet shkaqet dhe problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta. Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin tuaj për të vetëdeklaruar.
Ky plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijimësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tatimet-skanojne-bar-restorantet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz