Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre sezonal në bregdet apo në zonat malore ku ka turistë do të inspektohen nga task-forca për cilësinë e shërbimit të tyre. Në këto kontrolle përfshihen resortet, hotelet, restorante dhe hanet. Për kundravajtësit parashikohet gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor si pjesë e task-forcës për kontrollin subjekteve tregtare në zonat turistike nis inspektimet në zonat bregdetare dhe malore.
Kryeinspektori, Eltar Deda, thotë se në sitën e kontrolleve intensive do të kalojnë të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime ndaj pushuesve.
Eltar Deda:Fokusi i tyre do të jenë plazhet, hotelet, të gjitha subjektet e akomodimit të pushuesve, hotelet-bar, restorantet, hanet dhe të gjitha që frekuentohen gjatë kësaj periudhe.
Në inspektimet e para, bizneseve u janë lënë një sërë rekomandimesh.
Në rastin e inspektimeve nga autoritet shëndetësore fokusi i punës është higjena, cilësia e ushqimeve, uji.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/inspektohen-resortet-hotelet-restorantet-prane-vijes-bregdetare/