Report TV - Vrasja në Vlorë/Fqinja: Janë të rregullt si familje, viktima s'ishte njeri problematik

Report TV 2019-08-08

Views 2

VLORË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi pranë derës së shtëpisë së 47-vjeçarit, Laver Tozaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbi Tozajn është qëlluar 7 herë, dy prej të cilave në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.

Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita. Gjithashtu, dyshohet se ai e njihte mirë zonën duke u larguar me shpejtësi, pa u vërë re nga askush. Pista e vetme e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet ngushtësisht me të shkuarën e tij kriminale si trafikant droge, pasi nga kontaktet me banorë të zonës, mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt në fshat.

"I njihnim si persona. Jo nuk ishin problematikë. Ne nuk ndihemi të rrezikuar, se s'kemi bërë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë", tha një fqinje. Policia ka marrë në pyetje 15 persona, mes tyre dhe gruan dhe vëllezërit, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte.

Viktima Nikola Ikonomi ishte me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga. Ai kishte ndërruar disa emra Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS