Viktima e parë nga përmbytjet dhe bagëti të ngordhura, evakuohen 8 familje në Vlorë

Ora News Lajme 2015-10-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Në Vlorë është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet. Luan Qarri 50 vjeç, i punësuar si roje nate, u gjet i pajetë në bregdetin e Rradhimës.
Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna kur është rrëmbyer nga rrjedhja e ujërave rrëzë kodrës, sëbashku me mjetin e tij, që u gjet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve intensive, përmbytjet kanë përfshirë pjesën më të madhe të Vlorës.
Të përmbytura janë lagjet ?24 Maji?, ?Pavarësia?, ?15 Tetori? dhe zona e ish-fabrikës së orizit.
8 familje me 25 persona janë evakuuar, ndërkohë që tre persona po trajtohen në spital për ftohje.
Në qytetin bregdetar, janë përmbytur dhjetëra biznese, ndërkohë që dëmi është i konsiderueshëm. Uji sipas qytetarëve e ka kaluar nivelin e 1 metër thellësi.
Rruga Vlorë-Orikum është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave dhe gurëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qyteti-nen-uje-jane-evakuuar-8-familje-raportime-per-bageti-te-ngordhura/

Share This Video


Download

  
Report form