Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dalja e lumit Vjosë nga shtrati shkaktoi përmbytje edhe në Fier.
Në fshatrat Çerven dhe Kashisht uji është afruar deri tek dera e banesave pa mundur ti përmbytë ato. Për arsye sigurie familjet e rrezikuara u evakuuan duke u strehuar tek të afërmit.
Po ashtu nën ujë kanë përfunduar qindra hektarë tokë duke u shkaktuar fermerëve dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi u njoh nga afër me situatën dhe problemet e banorëve ndërsa pranoi se situata mbetet ende kritike.
Subashi: Situata është mjaft kritike, Vjosa ka kapur kuotat maksimale. Është bërë evakuimi i gjithë gjëse së gjallë. Në bashkëpunimin edhe të ushtrisë është bërë evakuimi jo vetëm të familjeve por edhe të orendive shtëpiake.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/situate-kritike-edhe-ne-fier-evakuohen-7-familje