Ora News – Tre viktima, evakuohen dhjetëra familje, situatë e njëjtë edhe për 24 orë

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre viktima, në Mat, Këlcyrë dhe Babrru të Tiranës dhjetëra familje të evokuara dhe mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë. Ky është bilanci i ditës së parë të stuhisë së paralajmëruar më parë nga autoritetet.
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, raportoi në mbledhjen e Shtabit Operacional në Kryeministri për situatën duke shpjeguar se forca të ushtrisë, policisë, zjarrfikës dhe forca të emergjencave janë në terren për të menaxhuar situatën.
Premçi: Në rajonin e Paskuqanit dhe Bregut të Lumit janë evakuuar 40 familje nga forcat e policisë dhe ushtrisë në një kohë rekord. Në Shkodër, pas rritjes së nivelit të shkarkimeve të detyrueshme në hidrocentralin e Vaut të Dejës, u përmbyt lagjja ?Ajasëm? në hyrje të Shkodrës dhe në ?Bahçallëk?. Janë evakuuar rreth 40 familje.
Kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe teknike, duke paralajmëruar situatë akoma më të rëndë në 24 orët e ardhshme.
Rama: Në 24 orët e ardhshme, situata nuk do të ketë përmirësime të ndjeshme. Mund të ketë agravime në zona apo lehtësime në zona të caktuara. Në tërësi do të ketë një situatë shumë të rënduar.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi se prurjet në hidrocentralin e Fierzës janë pranë pikës kritike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-viktima-evakuohen-dhjetera-familje-situate-njejte-edhe-per-24-ore/

Share This Video


Download

  
Report form