Report TV -Shtohen denoncimet për mashtruesen e biznesmenëve në Tiranë!

Report TV 2019-07-25

Views 0

TIRANE - Shtohen denoncimet në polici për 64-vjeçaren Violeta Petro, e cila dy ditë më parë u prangos nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, UNICEF.

Burime pranë policisë konfirmojnë për Report Tv se vetëm ditën e djeshme, në drejtorinë e policisë janë paraqiture edhe dy persona të tjerë, duke e kallëzuar atë për mashtrim. Mësohet se deri më tani, numri i denoncimeve për Petron ka shkuar në 9, e ndërsa dëmi i shkaktuar arrin në vlerën e rreth 1 milionë eurove.

Gruaja 64 vjeçare hiqej si pjesë e fondacionit të huaj, duke mashtruar biznesmenë se për t'u bërë pjesë e projekteve të tyre, kryesisht me çerdhe për fëmijë e azile të moshuarish, fillimisht duhet të paguanin nga 1% të vlerës që do të shkonte ndërtesa.

Më herët, burime thanë për Report Tv, se mes personave të mashtruar nga ana e 64 vjeçares, ishte edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi nga ana e 64-vjeçares, policia i kërkoi informacion edhe organizatës UNICEF, sipas së cilës në asnjë moment nuk ka pasur të regjistruar punonjëse të identifikuar me emrin Violeta Petro.

Ndërkohë në dëshminë e saj, Petro ka mohuar të ketë mashtruar njeri, por duke mos i dhënë policisë asnjë argument bindës.

64-vjeçarja akuzohet për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS