Situata nga COVID-19 në Shqipëri, epidemiologu për Report TV: Duhet të shtohen testimet në popullatë

Report TV 2020-07-10

Views 1

TIRANE-Për të shmangur një tjetër situatë ku QSUT-ja u kthye në vatër infeksioni, epidemiologu Ilir Alimehmeti në një prononcim për Report Tv u shpreh se cdo pacient përpara se të futet në spital duhet që të bëjë tamponin për të parë nëse është ose jo me COVID për të shmangur infeksionin në qendrat spitalore dhe shëndetësore. E njëjta strategji sipas tij duhet të ndiqet edhe me mjekët, pasi një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në komunitet. Nëse ndiqet kjo rrugë, shmangen vatrat e infeksionit në spitale, tha ai.

"Përshkallëzimi ndodhi brenda fillimit të qershorit dhe vijon dhe problemi është lirimi i masave. Kemi thënë që lirimi i masave do të shoqërohej me rritje, pritej që të ishte më e ulët, është më i lartë. Kemi disa vatra masive, është qendra pune me shumë punonjës, qendrat shëndetësore që fatkeqësisht ka infektime të personave që janë rëndë para se të infektohen, kjo sjell humbje jete. Nuk e kemi të qartë sa janë të sëmurë nga qendrat shëndetësore dhe nga komuniteti. Pa testuar në mënyrë masive personelin dhe pacientet kurrë nuk mund të themi se spitalet janë pa prezencë virusi. Mund të jetë edhe qytetari që e sjell.

Share This Video


Download

  
Report form