Report TV - Tiranë, sherr mes biznesmenëve plagosen 4, në kërkim 2 persona

Report TV 2018-05-03

Views 4

TIRANE - Një konflikti i nisur ditën e enjte mes dy binzesmenëve të zonës pranë shinave të trenit në Laprakë ka vijuar dhe gjatë kësaj të premte teksa ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Report Tv mëson se shtetasi Arben Seferi ka pasur konflikt me shtetasin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre.

Arben Seferi pas debatit verbal ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës, që ndodhej brenda në lokalin që shihni në këto pamje që sjell Report Tv. Plumbat e zjarrit kanë lënë të plagosur Eljon Lekën dhe tre klientë të lokalit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin

Bashkë me Lekën kanë mbetur të lënduar edhe shtetasit B.M 31 vjeç. B.K 33 vjeç dhe A,B 46 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spitalin e traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Autori Arben Seferi fillimisht ka shkuar tek lokali i tij dhe i ndihmuar nga i vëllai, Astrit Seferi, ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Policia ka shpallur në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre. Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse të kryeqytetit, ndërsa vijon krehja e zonës.

Share This Video


Download

  
Report form