FINIQ- Hidhet ne erë memoriali i Thimio Lolit në Finiq. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë. Ata janë larguar menjëherë sapo banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit.
Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit.
Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.