Një pallat 5 katësh është hedhur në erë mesditen e sotme nga Inpektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Shkak është bërë amortizimi i banesës dhe për shembjen e tij janë përdorur 30 kilogramë lëndë eksplozive, të vendosura në 1500 furnela (vrima) të hapura.
Report TV ka sjellë "live" momentin e shembjes së kësaj banese, e cila prej vitit 1990 ka qenë e pabanueshme. Zona është mbuluar nga pluhuri, e ndërsa deri më tani nuk dihet ende nëse ka pasur dëmtime në banesat përreth.