Makina e parkuar pranë Prokurorisë
Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale, ndërsa mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e rrethanave.