#rtvora
Djali 30 vjeçar goditi më sëpatë në kokë babanë e moshuar pasi ky i fundit sipas burimeve refuzoi t'i japë para. Ngjarja e rëndë u shënua në Lushnje. Autori Dritan Veliu u vu në pranga, ndërsa babai i tij mbetet në gjendje kritike për jetën.
Një krim i rëndë në familje u regjistrua në Lushnje.
30 vjeçari Dritan Veliu godit me sëpatë në kokë babanë e moshuar.
Kujtim Veliu, 67 vjeç mbeti i plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e familjes në lagjen "Xhevdet Nepravishta".
Pasi goditi të atin, 30 vjeçari është larguar nga banesa, por ka rënë në prangat e policisë që ishin njoftuar në kohë.
Burimet thonë se shkak për konfliktin mes at e bir u bë refuzimi i 67 vjeçarit për t'i dhënë para.
30-vjeçari nuk punonte dhe cilësohej problematik dhe sipas fqinjëve e kishte dhunuar shpesh të atin për ti marrë para.
I riu madje ka qenë edhe i dënuar për dhunë në familje, ndërsa babai edhe pse kishte marrë urdhër mbrojtje prej tij e kishte pranuar sërish në shtëpi.
67 vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lushnjçs dhe është sjellë në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi burime mjekësore thonë se është në gjendje kritike.
Policia e Lushnjës ndërkohë thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e plota të krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lushnje-djali-godet-me-sepate-ne-koke-babain-pasi-nuk-i-dha-para
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz