http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vëllezër në Mallakastër janë konfliktuar për motive pronësie, sherr në të cilin janë përfshirë dhe fëmijët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çorrush të Mallakastrës të premten. Sipas informacioneve fillimisht konflikti ka nisur mes V.L 57 vjeç dhe N.L 69 vjeç. Më pas ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69 vjeçarit Besnik Lalaj të cilët kanë rrahur vëllain e vogël 57 vjeç.
Më pas djali i këtij të fundit, Fatjon Lalaj ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij 39 vjeçarit S.L, (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë. Ndërhyrja e policisë neutralizoi autorin, i cili nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike" informoi sot policia e Fierit.
Ndërkohë janë arrestuar Zenel Lalaj, 66 vjeç, Besnik Lalaj, 26 vjeç, dhe Fatjon Lalaj, 22 vjeç, ndërsa S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.