http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parlamenti europian ka mbajtur seancën e parë këtë të martë që prej zgjedhjeve që u zhvilluan në 28 shtetet antare në datat 23 deri më 26 maj. Blloqet e mëdha të qendrës së djathtë dhe asaj të majtë e humbën shumicën e tyre , ndërsa pati një rritje të ndjeshme të mbështetjes për liberalët, ?të gjelbrit? dhe nacionalistët.Parlamenti i ri i BE tashmë ka filluar procesin e zgjedhjes së presidentit për pesë vitet e ardhshme, i cili do të zëvendësojë Antonio Tajanin. Procesi i votimit i paracaktuar për këtë të mërkurë është në pikëpyetje pasi liderët e BE në takimet e tyre maratonë kanë reflektuar përcarje dhe mungesë kompromisi e si rezultat nuk janë caktuar ende kandidatët.Kjo seancë e parë e parlamentit lexohet nga kritikët edhe si një formë presioni ndaj udhëheqësve të vendeve antare që të gjejnë sa më parë gjuhën e përbashkët. Më herët presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se duhet emëruar ekipi i duhur për të marrë vendime më efektive dhe duhet menduar për procedura më të thjeshta vendimarrëse.Partitë do të duhet të punojnë më shumë për të krijuar konsensus në parlamentin e ri të fragmentuar. Përvec dy partive të mëdha janë formuar 7 grupe të tjera, mes tyre edheJanë formuar shtatë grupe politike dhe dy parti, lëvizja ?5 yjet? e italisë dhe partia Brexit e Mbretërisë së Bashkuar kryesuar nga Nigel Farage. Deputetët e Britanisë së Madhe pritet të lënë vendet e tyre kur vendi të përfundojë largimin e tij nga Bashkimi Evropian. Në formë proteste ndaj zgjatjes së procedurës së divorcit, eurodeputetët britanikë kthyen shpinën gjatë kohës kur në ceremoninë e hapjes së sesionit po këndohej himni ?Oda e gëzimit? nga simfonia e 9-të e Bethovenit.?Nuk do te tregojme respect per himnet e huaja qe na jane imponuar?-deklaroi kryetari I partise BREXIT, Nigel Farage.