#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Partia Demokratike ka denoncuar me anë të një video blerjen e votës nga Partia Socialiste. Nënkryetari i PD, Edi Paloka publikoi një video ku sipas tij një grup personash nga Partia Socialiste kryejnë aktin e blerjes së votës. Video, siç tha Paloka tregon momentin e dhënies së parave një vajze që voton për herë të parë.
Nënkryetari i PD tha se kanë identifikuar një prej personave që ka qenë pjesë e këtij rasti.
Edi Paloka: "PD identifikoi deri tani njëri nga personat e përfshirë në këtë krim zgjedhor, ai është Edmond Ajro, komisioner i PS tek njësia numër 9."
Paloka e konsideroi këtë veprim një operacion kriminal të Kryeministrit Rama
Edi Paloka: "Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës i duhet të blejë votues, të vjedhë e të manipulojë rezultatin."
Më tej, Paloka iu bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë Ramën dhe të bashkohen me protestat e PD.
Ndiqni LIVE: Zgjedhjet Vendore te 30 qershorit, raportime nga të gjitha bashkitë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/paloka-publikon-videon-rama-operacion-kriminal-blerjen-e-votuesve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz