#oranews #video #boje #edipaloka #edirama
Kryeministri Edi Rama publikon videon e momentit kur deputeti demokrat Edi Paloka i afrohet dhe me shiringë i hedh bojën në fytyrë.
Incidenti u shënua në parlament ndërsa në llozhe ndodhej dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.
Një nga punonjësit e gardës u përpoq ta ndalonte por ishte e pamundur pasi e gjitha ka qenë e papritur.
Kryetari i Kuvendit kërkoi përjashtimin e Edi Palokës. Në një moment deputetët demokratë iu drejtuan foltores dhe Ruci ndërpreu seancën.
Si ndodhi incidenti-
Pas fjales se Bashes, Rama duke iu drejtuar Talat Xhaferrit tha: I dashur mik, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua tju siguroj që fëmiu sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di se çfarë thotë"
Tensioni u rrit pasi në foltore shkuan edhe deputetë të tjerë demokratë. Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta dhe pasi u mblodh byroja u vendos që Paloka të përjashtohej për 10 ditë.
Një javë më pas, Edi Paloka i ktheu 'reston' kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit e kishte përqeshur.
Reagon Garda
"Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-ne-sy-te-talat-xhaferrit-paloka-i-versulet-rames
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz