Report TV - Braçe hedh votën i pari nga qeveria, ka dhe një mesazh për shqiptarët

Report TV 2019-07-01

Views 0

Zv.kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari nga qeveria që ka hedhur votën e tij sot në orën 07:10 të mëngjesit tek Liceu Artistik. Braçe deklaroi se zgjodhi të votojë që të votojë herët për shkak se më vonë do të ndjekë edhe dy zona të tjera në Fier dhe Divjakë. Ai i bëri thirrje edhe komisionerëve që të kujdesen për rregullësinë e procesit duke shmangur votimin familjar.

"Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja. Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar?, tha Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form