Kryeministri Rama nga Gjirokastra ka dhënë një mesazh për demokratët duke thënë se edhe ata kanë humbje me situatën e krijuar nga partia e tyre. Duke kujtuar shkrimet në mediat e huaja Rama ka thënë se opozita i ka nxirë bojën Shqipërisë në botë dhe kjo ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve.
"Ju them ore. Si mundet t'ju marrin për hunde një grusht njerëzish që kanë halle personale me prokurorinë dhe duan ta kthejnë në hall personal të shqiptarëve. Si mund të shkosh në burg për fallxhoren e Lulzimin? Edhe demokratët me esktremistë, në mëngjes hapin dyqanin e tyre dhe në punën e tyre dëmtohen drejtpërdrejt nga ata që i udhëheqin. Ai demokrati çon më pak para se ka më pak turistët se sa do të kishte nëse nuk do t'i nxirrnin bojën Shqipërisë nëpër botë. Edhe për ata të rinj që marrin lek për të sulmuar me Molotov. Demokratët nuk duhet ta tolerojnë. Në çdo bashki që ne do marrim, në të gjitha, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do preket në të drejtën për të punuar. Burrat si të duan. Nëse duan të shkojnë pas berihait, të vazhdojnë të shkojnë burgjeve. Edhe sikur mos shkojnë në burgje, me ligjin e dekriminalizimit, ata nuk punojnë më në administratë. Ne do e bëjmë përjetë. Ndalim përjetë kush bën krime elektorale. Asnjë taksapagues shqiptar nuk japë lekë për persona, që krijon problem me policinë, apo larg qoftë më 30 qershor të shkojë në qendër votim, ta provojë. Ne do ta ndryshojmë Gjirokastrën. Të bëjmë një Shqipëri të ardhme të mirë. PD është katandisur në partinë e Dashos. Do ndryshojmë Shqipërinë. Asgjë nuk do ndodhë. Kush tenton të bëjë gjë, do paguajë?, ka thënë Rama.