Deklarata e Devis Xherahut për mediat greke ku dënonte emigrantët shqiptarë të cilët kanë kryer krime në Gregji është përfolur gjatë në mediat shqiptare.
Ai u përfol se gjatë emisionit në televizionin ?Antena? foli kundër shqiptarëve, por sot në ?Xing me Ermalin? këngëtari ka sqaruar keqkuptimin duke treguar edhe një herë se çfarë kishte thënë në emisionin grek. Xherahu tha se një pjesë e shqiptarëve që kanë kryer krime në Greqi duhet të dënohen dhe nuk duhet të përfaqësojnë të gjithë emigrantët shqiptarë.
Mamaqi: A është e vërtetë që ke sharë shqiptarët në një emision grek?
Xherahu: Mora pjesë në një shoë ?Antena?. Atje kur dola thashë: Unë do flas se ne shqiptarët jemi të paragjykuar dhe këtë çdo shqiptar i Greqisë do të donte ta thoshte. Dola në emision dhe thash: Të dashur zotërinj më jepni pak kohë se dua të flas për një peshë 500 kile që kam në kurriz.
Thash: Unë jam shqiptarë dhe ju e dini. Është një 5% apo maksimumi një 10% nga ne që ka dhënë shkas tek ju dhe unë këta njerëz i dënoj për veprimin e tyre sepse krimi nuk ka as rracë dhe as origjinë, dënohet në të gjithë botën. Por jo ky 10% të përfaqësojë të gjithë emigrantët në Greqi. Këtë kam thënë unë.
Dhe meqë na shohin edhe emigrantët unë dua tiu them se pavarësisht vështirësive me sjelljen tuaj ju keni kthyer opinionin e popullit grek se ne jemi popull i vjetër dhe i sinqertë. Bravo për atë që keni arritur.