Report TV - Veliaj voton me bashkëshorten e tij: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet

Report TV 2019-07-01

Views 0

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë, ka hedhur votën në zonën e Parkut Olimpik, në lagjen 13 në kryeqytet. Pas daljes nga qendra e votimit Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të lënë mënjëanë ndasitë politike dhe të votojnë pasi vota bën diferencën. Veliaj tha se me kandidatin e BD, Arben Skënderi i bashkon dëshira dhe vendimi për të rritur fëmijët në Shqipëri.

"Në një ditë fantastike të bukur me diel për Tiranën tonë. Jam i lumtur teksa vendosim për Tiranën tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin tone, për çerdhet, kopshtet, ndaj edhe politizimi për të larë hesapet për me të kaluarën nuk përbëjnë sens. Me Arben Skënderin na bashkon diçka, si ai dhe unë kemi vendosur që fëmijët t'i rrisim këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Sot është ditë e nxehtë dhe do doja të ftoja qytetarët të gjenin një hapësirë. Kjo është një hapësirë e re në lagjen 13 dhe hapja e sa më shumë hapësirave ka shmangur edhe radhën. Votoni pasi vota mund të bëjë diferencën. Ky është momenti ynë dhe momenti jonë për të thënë se si e duam këtë qytet", tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form