Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krimi në familje ka tronditur Pogradecin në orët e para të mëngjesit të së dielës. Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij ndërsa të afërmit dëshmojnë se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e bashkëshortëve Bashkim e Demirka Mekolli, ku viktimë ka mbetur kjo e fundit.
?Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë shtetasi B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe?.
Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e rendit ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e këtij qytetit ku po merret në pyetje.
Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve që siç dëshmon babai i autorit të ngjarjes, kishin shpesh konflikte të tilla.
Ai thotë se i biri vuante nga depresioni ndërsa ai e kishte strehuar në shtëpinë e tij së bashku me gruan dhe një djalë 16 vjeçar për shkak të kushteve të varfërisë ku ndodhej çifti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krim-ne-familje-burri-vet-gruan-me-mjete-te-forta/