Report TV - Krim horror në Pogradec, burri vret gruan me sqepar dhe thikë

Report TV 2018-05-02

Views 1

POGRADEC - Krimi brenda familjes trondit sërish. Pa kaluar 24 orë nga vrasja e djeshme në Shkodër, ku xhaxhai qëlloi me thikë nipin e tij, në Pogradec, mëngjesin e kësaj të diele, burri ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë, ku sipas policisë, pas një sherri të momentit, 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqeparë e thikë të shoqen, Demirke Mekolli po ashtu 49 vjeçe.

Mësohet se në momentin e krimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, ndërsa çifti ishin prindër të një djali 16 vjeçar i cili ndodhet në Itali.

49-vjeçarja nga Pogradeci është viktima e dytë e krimit brenda familjes, pa kaluar një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi i cili e qëlloi me plumb në kokë në mes të ditës në kryeqytet.

Për ngjarjen në Pogradec, policia bën të ditur se çifti ka pasur probleme më parë çka ka sjellë edhe fundin tragjik të Demirke Mekollit.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të Bashkim Mekolli brenda në banesë.

I ati i autorit të krimit: Djali me depresion, spitali s'e pranoi
Nexhet Mekolli, i ati i Bashkim Mekollit i cili vrau me sqepar dhe thikë bashkëshorten, rrëfen për Report Tv se djali i tij vuante prej 2-vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për ta kuruar por sipas tij bluzat e bardha nuk e kanë mbajtur.

Ai thotë se djali ishte agresiv dhe se çifti grindej çdo ditë.

Share This Video


Download

  
Report form