Peqin, Berisha sulmon Alfred Pezën dhe bashkëshorten e tij

Report TV 2015-08-21

Views 0

PEQIN - Kryeministri Berisha sulmon ish gazetarin e njohur, i cili në këto zgjedhje kandidon për deputet nën siglën e PS-së. Nga mitingu elektoral i pasdites së sotme ku ndodhej për të prezantuar kandidatët për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit në Peqin, Berisha tha se Alfred Peza nuk ka karakter dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos e votojnë.

"Kur kandidoi, një natë në Televizor e dëgjoj tek thotë regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred, nëse karakteri i burrit ekziston, unë të them se t'i paske deficit të lindur. Ndërkohë kur Alfredi çirej për regjimin e Berishës, alfredica, e shoqja, ishte drejtoreshe e regjimit tim. Vota këtyre njerëzve nuk u jepet. Ju garantoj se nuk kanë interes tjetër përveç interesave personale. "- tha Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form