http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një 18 vjecar humbi jetën dhe 4 të tjerë mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mengjesin e kësaj të mërkure në aksin Lushnje-Fier.Ngjarja e rëndë ndodhi në një vend I cili është kthyer në një zonë vdekjeje.Bëhet fjalë për kryqëzimin e ?Pushimit të shoferit?, një vend I cili nuk dihet sesa jete njerëzish ka marrë. I fundit ka qënë I riu Klodian Sharka nga fshati Hysgjokaj I Lushnjes, Benzi I të cilit mori përpara edhe dy makina të tjera, atë të kusheririt të viktimes dhe të një shtetasi nga Puka.Dy makinat e të rinjve nga Lushnja të gjithë nga mosha 17 deri në 19 vjec kanë qënë me shpejtësi por kësaj problematike i shtohet edhe shqetësimi I madh I rrugës.Ai është një kryqezim absurd pasi në një rrugë ndërqytetase është hapur trafikndarësja në mënyrë që makinatr të kalojnë nga njeri sens I rrugës në tjetrin. Në njërin krah mund të shkosh drejt njësisë Krutje të Lushnjes që të lidh me rrugën drejt Beratit ndërsa në krahun tjetër mund të shkosh drejt Divjakes, pa llogaritur lëvizshmërinë normale drejt Lushnjes ose Fierit.Ndonëse banorët, shoferet dhe media e ka ngritur shpesh si shqetësim këtë kryqezim të mbushur me lule të vendosura nga familjaret e viktimave, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka dënuar të ndërhyje për të ndërtuar një nënkalim që zgjidh problemet për lëvizshmërinë e makinave apo mbikalim për këmbësoret. E sa kohë askush nuk ndërhyn, për fat të keq ky aks do vazhdojë të marrë jetë njerëzish.Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Fushë Krujë-Milot.Mësohet nga informacionet e para se një mjet tip ?Smart? ka goditur nga pas një kamion në afërsi të Laçit.Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesja e mjetit tip Smart, 26 vjeçarja Sonila Gurra. 26 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë per ne spitalin e Traumes por si pasoje e plageve te marra nuk ka mundur te mbijetoje.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.